Varianti i ri i koronavirusit po alarmon boten, OBSH ben njoftimin qe nuk pritej

756
0

Pas alarmimit te shteteve rreth variantit te ri te virusit që është shfaqur në Britani, duket se nje gje e tille eshte e tepruar, pasi sipas OBSH, nuk ka ende prova se variantet e reja janë më vde kjeprurëse ose më të rënda se variantet ekzistuese.

Gjatë sesionit të rregullt të informimit që jep kjo organizatë nga selia e saj në Bruksel, zyrtarët thanë se vazhdojnë të marrin të dhëna për variantet dhe se ka raportime nga Anglia se varianti i ri mund të jetë më ngjitës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha për gazetarët se organizata po punon me shkencëtarë për të kuptuar se si ndryshimet gjenetike të virusit ndikojnë tek reagimi i tij në organizmin e njeriut.

Ai theksoi se nuk ka asgjë që çuditshme nga shfaqja e varianteve të reja: “Viruset pësojnë mutacione gjithë kohës, është diçka e natyrshme dhe e pritshme”.

Zoti Tedros tha se parandalimi i përhapjes së këtyre varianteve është arma më e mirë.