Kufizime te reja në vendin tone, dalin detajet, kufizime ne oraret zonat dhe aktivitetet..

593
0

Duke filluar nga data 24 Dhjetor deri më datë 4 Janar, për të kufizuar përhapjen e COVID19 në periudhën e festave të fundvitit, kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve,.

Gjithashtu pezullohet fluturimet me Britaninë e Madhe, pas informacioneve për mutacionin e virusit Sars Cov2.

Duke parashtruar situatën e epidemisë në vend dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit në periudhën e festave për shkak të shtimit të kontakteve dhe grumbullimeve, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije vendimet e fundit:


“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”, tha Manastirliu