Vajzat e reja ëndërrojnë të punojnë si kamariere. Çfarë ndodh brenda jahteve luksoze?

507
0

Vdekja e modeles 20-vjeçare Sinead McNemara në një jaht në Greqi ka përqendruar vëmendjen tek realiteti i errët pas fotove të bukura.

Australiania, e cila njihej edhe si një modele Instagrami besohet se i ka dhënë fund jetës së saj teksa punonte si pjesë e ekuipazhit të “Mayan Queen IV”, një super jaht me vlerë 190 milionë dollarë, teksa ishte ankoruar në ishujt grekë.

Në pamje të parë modelja e re dukej sikur po jetonte jetën e ëndrrave, teksa punonte në anijen e një prej personave më të pasur në botë, meksikanit Alberto Bailleres.

Me siguri keni hasur në profile vajzash në Instagram, të cilat bëjnë një jetë thuajse si nëpër ëndrra duke udhëtuar sa në një vend në tjetrin e kjo në sajë të punës që kanë si stjuardesa apo kamariere nëpër korçiere e jahte.

Por çfarë fshihet pas udhëtimeve nga një ishull në tjetrin dhe jahteve luksoze?

Persona që kanë bërë në të kaluarën këtë punë kanë rrëfyer anët e errët të këtij profesionin, shkruan Daily Mail.

Në të vërtetë pas asaj që shfaqet në rrjetet sociale, në këto jahte ka abuzime me drogën, prostituta të fshehura në bord, e stjuardesa të përgjumura nga 20 orë punë në ditë.

Kjo është vetëm një pjesë e asaj çka ndodh aty brenda, ndërsa mediat ngrenë shqetësimin për jetën e të rejave të punësuara në to.