Doni të bëheni të pasur? Këshilla që do ju hapi sytë

569
0

Të gjithë duan të kenë disa lek më shumë në portofokin e tyre. Steve Siebold, milioner, tregon se çdo njeri i ka të njëjtat mundësi për t’u pasuruar, por jo gjithkush i shfrytëzon ato mundësi siç duhet. Ne ndoshta nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, por mund ta kuptojmë nëse po shkojmë në drejtimin e gabuar.

Një nga këto shenja është edhe kursimi, ku sipas Steve Siebold, shumica e njerëzve përqendrohen në kursimin e parave, dhe jo në fitimin e tyre. Pra, mënyrë e mirë për të punuar me zgjuarësi është duke i rritur të ardhurat financiare, e jo vetëm kursimet. Edhe pse kursimi është i domosdoshëm për ndërtimin e pasurisë, ju nuk duhet të përqendroheni aq shumë në kursim dhe të neglizhoni të ardhurat, gjëja ku përqendrohen njerëzit e pasur.

“Nëse dëshironi të mendoni si personat e pasur, atëherë ndaloni së shqetësuari se mos po mbeteni pa para dhe fokusohuni të fitoni më shumë para”, thotë milioneri Siebold.