Kur përfundon “I infiltruari” në Tv Klan

868
0

Seriali “I Infiltruari”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, po vjen drejt fundit.

Duke parë interesin e madh për serialin turk dhe pyetjet e shumta se kur do të transmetohen seritë e mbetura, ne po ju sjellim datat.

Kështu, të gjithë teleshikuesit do të mund të ndjekin këtë të premte, të shtunë dhe të dielë, çdo natë nga 3 episode, që do të nisin transmetimin në orën 21:00.

Ndërsa javën e ardhshme, seriali “I infiltruari” nuk do të transmetohet përgjatë javës, por vetëm në fundjavë.

Të shtunën dhe të dielën, do të transmetohen 4 episodet e fundit, 2 në secilën ditë, duke nisur në orën 21:00.