Vajza e Koço Devoles përlotet në studio: Kishte merakun tonë. Po largohem vetëm me..

1418
0

Aktori i humorit Koço Devole ne moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi pasi kishte rezultuar me COVID-19 më 20 tetor, ndërsa gjendja e tij si fillim kishte qenë mesatare, ndërsa mushkritë i ishin prekur rreth 50%. Për shkak edhe të një sëmundje të rëndë në gjak (Leuçemi), shëndeti i Devoles ishte përkeqësuar ndërsa ishte shtruar në spital.

Sot në studion  emisionit “Rrugëtim me Anilën” ishte e ftuar Dorina, vajza e Devoles, e cila mes lotësh rrëfeu për jetën e babit dhe humbjen e  tij nga Covid 19.

“Kur e mora vesh që babi kishte dalë pozitiv normal u tremba, ajo ishte një nga frikërat e mia, babi ishte tepër i kujdesshëm. Sapo mora vesh që i doli pozitiv preva biletën dhe jam nisur të nesërmen nga Amerika për Shqipëri. Ditën që arrita ishte e njëjta ditë që babi u shtrua për fat të keq. Ai e kishte frikën e të gjithëve, unë në Amerikë punoja në bank dhe ai pyeste ka goca doreza, mban maskë, kishte merakun tonë”- u shpreh Dorina