”Nuk jemi Gjermania dhe nuk jemi Europa” Brataj: Nuk ka valë të parë apo të dytë, ja sa do zgjasë pandemia

728
0

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, tha se nuk ka valë të parë apo të dytë të Covid-19.

Sipas tij, pandemia do të vazhdojë edhe disa muaj.

“Nuk ka valë të parë ose të dytë, pasi virusi nuk iku dhe erdhi. Ky është një proces që ka ecur edhe gjatë verës,” tha ai.

Ai nuk u mor shumë me shifra, por tha se nuk mund të ketë krahasim me shifrat e tre muajve të parë të pandemisë, pasi atëherë vendi ishte në karantinë të plotë.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, Brataj u shpreh se Shqipëria nuk është Gjermania.

“Nuk jemi Gjermania dhe nuk jemi Europa. Nuk e kam thënë ndonjëherë dhe nuk do e them kurrë,” tha Brataj.

Ai nuk pranoi akuzat se pandemia është jashtë kontrollit dhe se situata në spitale është në gjendje kolapsi.