Paralajmerohet mbyllje e transportit publik: E pamundur te vazhdohet, shume shpejt do te..

3245
0

Linjat urbane të transportit publik që operojnë në Tirane, kanë ndjerë vështirësi pas rikthimit të masave kufizuese në vend. Për parandalimin e pandemisë, autoritetet vendosën ndalimin e çdo lloj lëvizje të qytetarëve, por edhe e aktiviteteve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, ngriti shqetësimin ku theksoi se humbjet janë shumë të mëdha.

Për rrjedhojë, kjo mund t’i detyrojë që të mbyllen sërish. Sipas tij, nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, shumë shpejt disa operatorë do dorëzojnë këto linja.

“Ishim me humbje para këtij vendimi, tani jemi akoma me humbje. Pra situata është shumë e vështirë për këtë transport, dhe mbase shumë shpejt mund të kemi dorëzim të linjave nga operatorët te Bashkia Tiranë, si arsye e pamundësisë financiare për ta vazhduar këtë transport.

Nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, shumë shpejt janë disa operatorë që do dorëzojnë këto linja.

Tirana mund të ngelet me disa shërbime më pak në transportin publik. Është shumë e rëndë për personat që përdorin transportin publik”, theksoi Qoshja në “Wake Up”.