Ushtarët “e padukshëm”, prezantohet risia e fundit ushtarake

403
0

Firma izraelite “Polaris Solutions” ka prezantuar se fundmi një veshje të re kamuflazhi për të cilën shprehet se i bën ushtarët virtualisht të pazbulueshëm.

Veshja e quajtur Kit 300 është krijuar së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe është e përbërë nga një material që fsheh dhe shikimin termal, që përmban mikrofibra, metal dhe polimer dhe e bën të vështirë që ushtarët të pikasen nga syri njerëzor dhe kamerat termale.

Ajo peshon 500 gr dhe iu lejon ushtarëve të lëvizin lehtësisht gjatë marshimeve në zonat e rrezikshme të luftës.

Ushtarët mund ta hedhin atë përreth trupit, ndërsa janë duke lëvizur dhe më pas mund të kopsitin anët e saj për të krijuar një barrierë që ngjan me një shkëmb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.