Thirrja e Nenes se Silvana Gushit: Vajza ime erdhi me pushime si të gjithë emigrantët..

386
0

Nëna e Silvana Gushit thotë se priste që ata që i morën jetën fëmijëve të saj t’i trokisnin në derë pas ngjarjes së rën dë. Një mesazh, ajo e ka edhe për nënat shqiptare që të mos u japin fëmijëve makina të shtrenjta por t’i edukojnë që të mos vënë në rrezik jetën e të tjerëve, pasi sot i ndodhi asaj ndërsa nesër mund t’i ndodhë kujtdo tjetër.

“ Jam v rarë shumë shpirtërisht. I bëj thirrje të gjithë popullit, nënave dhe baballarëve u lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend. Të marrin masat. Qeveria t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë sot është helmuar. Vajza ime erdhi me pushime. Te prindërit si të gjithë emigrantët dhe i la koc kat nga një djalë që nuk është djalë i edukuar. Ai nuk e meriton të jetë djalë nëne dhe babai. Nëse është djalë me norma të vërë dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne.

Kam 5 ditë që më kanë vd ekur fëmijët dhe nuk më ka ardhur më të më thotë gjysmë llafi. Kryeministri, presidenti, avokati, doktori të ngrihen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend. Sot e pësova unë, nesër do e pësojnë nënat e tjera sepse këtu nuk ka drejtësi. Këtu është paraja, nuk është drejtësia. Vajza ime kishte një familje të thjeshtë. Kishte vajtur në emigrim dhe i morën jetën këta rrugeçër, këta maskarenj. Nënat të edukojnë fëmijët dhe mos t’u japin makina 100-200 mijë euro.

Më është he lmuar kocka dhe shpirti më është mbyllur shtëpia e vajzës.  I bëj thirrje rrethit të Fierit. Jam shumë e vra rë. Ju lutem të më falni nëse flas ndonjë fjalë por jam nënë dhe të gjitha nënat e dinë si jam për fëmijët e tyre. Ai të më vinte të më trokiste në derë dhe të më thoshte më vrit, por unë nuk ia prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua ligjin të vihet në vend. Edhe djali im ta kishte bërë atë gjë, atje të shkonte ku e ka vendin. Unë mezi i kisha rritur”, shprehet ajo.