Urdhri i Putinit për Forcat bërthamore fut në ankth botën, reagon URGJENT Sekretari i NATO-s

152
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në “gatishmëri”.

Stoltenberg i quajti levizjet e Putinit të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, ndërsa tha se po bëhet luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran

“Po bëhet luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran, duke e pushtuar atë plotësisht. Kjo e bën situatën shumë serioze ndërsa lëvizjet e Putin-it janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, deklaroi Stoltenberg.

Ditën e nesërme një delegacion ukrainas do të takohet me delegacionin rus në Bjellorusi, pasi Presidenti bjellorus Aleksandro Lukashenko ka dalë garant për sigurinë e takimit.