Bashkimi Europian i jep goditjen e rende Rusisë, ky eshte nje nga sanksionet me te forta

25
0

Një nga sanksionet që pritet të rëndojë më shumë ndaj Rusisë, pas sulmit ushtarak që ajo ka nisur ndaj Ukrainës, është bllokada e hapësirës ajrore perfshire ketu edhe ato private te oligarkeve rus.

Ishte Britania e Madhe ajo që dha sinjalin e parë për të mos lejuar asnjë fluturim të kompanive ajrore në hapësirën e saj. Kjo lëvizje është pasuar edhe nga 10 vende të tjera, ku të fundit ishin Irlanda, Finlanda dhe Italia.

Në këto kushte është krijuar një brez i shteteve bllokuese që nuk lejojnë avancimin e fluturimeve ruse, drejt hapësirës ajrore të kontinentit evropian. Të vetmet hapësira ajrore të lira për Rusinë janë ato të Bjellorusisë dhe zonës së aneksuar të Krimesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.