Enjoy the benefits of exclusive reading

HomeNewsUlje e temperaturës...

Ulje e temperaturës nën zero dhe reshje dëbore, mësoni “të papriturat” e motit

Temperaturat në vendin tonë sa vijnë e po ulën dhe në disa pjesë të vendit priten dhe reshje dëbore.

Në njoftimin nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak thuhet se reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

SHMU thotë më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

“Vranësirat duke filluar nga orët e pasdites së të enjtes do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Fillimisht do të preket vija bregdetare dhe prej orëve të vona të natës pjesa më e madhe e vendit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Për ditën e premte pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulëta e ato bregdetare” – shkruan Shërbimi Metrologjik Ushtarak.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.