Ulet numri i të infektuarve në vend, ja sa raste u konfirmuan në 24 orët e fundit

587
0

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 50 rastet e reja kanë dalë nga testimet e realizuara në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, janë kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, por dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Siç duket nga shifrat, dita e sotme ka shënuar një rënie të të prekurve në krahasim me ditën e djeshme, ku u testuan pozitivisht 82 persona.

Mjekët kanë apeluar për kujdes të shtuar, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri, kanë paralajmëruar ndëshkime për gjithë shkelësit e rregullave të sanksionuar në protokollin e përcaktuar.