U tha se u nda nga burri se nuk kishte më lekë, Inva Mula poston foton që heq çdo dyshim (Foto)

689
0

Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se sopranoja Inva Mula i ka dhënë fund martesës me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani, me të cilin ka edhe një vajzë.

Në shtyp u tha se arsyet ekonomike e kanë çuar çiftin drejt ndarejs, mirëpo ajo foli vetë, duke i hedhur poshtë të gjitha këto.

Sakaq, mbremjen e djeshme këngëtarja ka publikuar foto krah bashkëshortit të saj, duke mohuar të gjitha zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit. Inva dhe Ramadani shfaqen më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

“Pas koncertit për Fondacionin Gjelosh Gjokaj”, shkruan sopranoja në diçiturën e fotos.