9-vjeçari gjen një mesazh në shishe 50 vite pasi ishte shkruar

932
0

Një mesazh në një shishe ku kërkohej një stilolaps u gjet në një plazh të largët në jug të Australisë, rreth 50 vite pasi ishte hedhur në Oqeanin Indian.

Një fëmijë 9-vjeçar e gjeti shishen në plazhin e gadishullit Eyre në jug të Australisë, ndërsa babai i tij, Paul po peshkonte. Brenda shishes ishte një letër e shkruar nga Paul Gilmore, që mbante datën 17 nëntor 1969. Ai shkruante se ishte 13 vjeç dhe po emigronte nga Anglia në Melburn, me shumë mundësi me anijen Fairstar.

Gilmore kërkonte që kushdo që e gjente letrën të kthente përgjigje. Babai i 9-vjeçarit u përgjigj, por rezultoi se Gilmore nuk jetonte më në Australi por ishte rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Televizioni shtetëror Australian ndihmoi në gjetjen e Gilmore dhe për ironi të fatit rezultoi se ai ishte në një anije në detin Baltik. Sipas asaj që raporton televizioni ABC, komunikimi mes tyre tashmë po bëhet me metoda më moderne, dhe jo me shishe. L.Kulla / SCAN