U tha sa kishte gati vaksinen, por ja cfare po ndodh tani ne Rusi

710
0

Rusia është një nga shtetet më shume të prekura nga COVID. Diten e sotme qeveria ruse ka marrë disa masa te tjera kufizuese në përpjekje për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Sipas BBC mesohet se nga dita e sotme është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës si në ambiente të mbyllura ashtu dhe të hapura.

Nderkohe po mendohet që të mbyllen baret dhe restorantet midis 23:00 dhe 06:00, duke ndaluar edhe daljen e qytetarëve nga shtëpitë.

Rusia gjatë 24 orëve te fundit ka raportuar një rekord të jeteve te humbura nga covid, pasi janë shënuar 320 jetë të humbura.

Po ashtu dhe rastet e reja me koronavirus po shkojnë në rritje, pasi në 24 orë janë konfirmuar dhe 17,347.