Babai i Alvin Berishës tregon pasojat tek i biri pas tme rrit në Siri: Kur i përmend nënën ose luftën ai…

1600
0

Afrim Berisha, babai i Alvinit ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” për gjendjen shëndetësore të të birit dhe atë psikologjike. Ai tha se e vetmja ndërhyrje që pritet është ajo në këmbë për rikthimin e plotë të funksionit të gjymtyrës, por edhe një operacion plastik për të zhdukur plagë, që i hapin plagë të tjera djalit 12-vjeçar.

“Pa u bërë ndërhyrja nuk ka përmirësim. Tani është shtyrë për shkak të COVID. Kam folur me një spital në Bologna që është enkas më ndërhyrje të tilla për muskujt. Kam folur që t’i bëhet dhe një ndërhyrje plastike që të mos i shohë plagët.

Kështu është shumë i rregullt, e ka kaluar. Por sa ti përmendësh luftën, pla gët, nënën, mbyllet menjëherë. Kujton vuajtjet që ka kaluar atje. Kur sheh ndonjë film thotë kështu na i bënin dhe ne. Përgatisnim armë, iu kanë mësuar armët komplet.

Vazhdimisht ka pasur të gjithë trajtimin. Na mungon vetëm spitali. Ka vijuar shkollën. Psikologia është shumë e kënaqur dhe mësuesit thonë që është i përgatitur por tani është vetëm puna e operacionit. Operacioni do kryhet por vetëm operacioni plastik kushton dhe tani do presim”, tregoi ai.

Afrim Berisha rrëfeu dhe një pjesë të vuajtjeve të tij për të gjetur të birin. Ai tha se ka qenë 7 herë në Siri, por se sa herë shkonte ish-bashkëshortja ia largonte djalin.

“Për jetën në Siri ai thotë që vitin e parë kemi qenë mirë. Unë kam qenë 7 herë në Siri e kam gjetur banesën ku ishte Alvini, por nuk e gjeja Alvinin atje sepse e largonte e ëma e Alvinit.

Alvini më ka thënë që ‘unë e kam ditur që ti ishe atje, por mami më merrte e çonte në një shtëpi tjetër’. Ishte gabimi im sepse unë e lajmëroja të atin e ish-bashkëshortes dhe ai ka lajmëruar vajzën e vet që mos ta merrja. Unë e dija shumë mirë që ishte gjallë. Kam ndenjur me muaj, më kanë kapur, më kanë torturuar për 3 muaj dhe ishin shqiptarë, flisnin shqip. Unë kam kaluar për 5 vite, nuk e di, nuk kam ngrënë bukë tamam. 5 vite nuk kam ndaluar. Vuajtjet dihen. Kam ndenjur atje, më kanë kapur të ISIS por vazhdimisht me shokë jam larguar”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.