Kush jane katër vendet e BE-së qe po bllokojnë integrimin e Shqipërisë

1241
0

Këshilli i BE do të mblidhet më date 10 nëntor për të vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare për dy vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Edhe pse Komisioni Evropian në progres raportin për dy vendet ballkanike ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësimin në union, fjalën e fundit do ta thonë vendet anëtare të BE-së.

Gazetari Ernest Bunguri ka mësuar se, vendet skeptike për integrimin e BE-së po qarkullojnë një tekst ku kërkohet shtyrja e negociatave per vendin tone.

Bëhet fjalë për katër vende skeptike si Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja që po përpiqen që të ndryshojnë mendimin e Këshillit të BE-së.

Në takimin e fundit në nivel ambasadorësh, këto vende dyshuese kanë kërkuar shtyrjen e konferencës ndërqeveritare për vendin tonë. Theksi është vënë tek plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse vetë ambasadorët ende nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar, mësohet se është kërkuar që konferenca për Shqipërinë të mbahet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht qëndrimit të Bullgarisë, presidenca gjermane e BE-së pritet të mbajë konferencën brenda këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.