U përplas me motor, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

I mituri ndërroi jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.

Alen Karaboja, me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica, banues në qytet, vdiq pasi përplasi motoçikletën.

Me të, në të njëjtën motoçikletë si pasagjer, ishte edhe një shok një vit më i vogël, me origjinë marokene, i plagosur dhe i transportuar me kodin e verdhë në spitalin e Bergamos.

Sipas hetimeve të kryera nga policia rrugore, djali, i cili ishte në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, ka humbur kontrollin.

Ai u transportua me urgjencë me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia, ku zemra i ndaloi pak më pas. 17-vjeçari kishte mbërritur në urgjencë në gjendje shumë të rëndë.

Ai mbante një helmetë në momentin e aksidentit, por mendohet të kishte goditur kokën fort.

- Advertisement -

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

“Acar dy ditët e para të javës, më pas..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.