U perleshen me mjeket, pacientët po tentojnë të ikin nga spitali

478
0

Mbrëmjen e së shtunës në një spital në Romë, 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor kanë tentuar të largohen.

3 emigrantët e paligjshëm nigeriane, të cilët ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo, qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë rrezik për njerëzit e tjerë.

Me mbërritjen e policisë, 3 emigrantët përfunduan në pranga.

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj.