U kap me 522 mijë euro në Portin e Durrësit, flet shoferi autobusit: Janë kursime të familjes, do të mbillja grurë

122
0

Është zbardhur dëshmia e shoferit dhe pronarit të autobusit Elidon Çela, të cili iu gjet në mjet 522 mijë euro që vinte nga Bari në Shqipëri.

Paratë iu kapën në Portin e Durrësit. Ai është shprehur se paratë nuk vijnë nga veprimtari kriminale, por nga kurismet familjare.

Shoferi është shprehur se paratë do t’i investonte në toka me qira dhe bujqësi, teksa është shprehur se është i gatshëm të tregojë edhe faturat që ka blerë farë gruri pasi do të mbillnin disa toka.

Çela ka thënë se askush nuk e dinte për paratë që kishin në autobus, pasi kishin frikë se mos binin pre e ndonjë grabitje.

Sakaq, Prokuroria Durrës kërkon arrest me burg për Elidon Çelën si dhe detyrim përaqitje për Dritan Kamberi e Anold Cankja.

Këta dy të fundit para dogave të zeza janë shprehur se nuk janë të punësuar nga Çela, por që do merrin pjesë vetën në këtë udhëtim dhe se nuk e dinin për paratë që ndodheshin në mjet.