“Në Shqipëri isha oficer me shtëpi në Bllok”, ne Amerike jam shofer kamioni: Na ikën vitet më të bukura!

223
0

Buis,  një telefonues nga SHBA në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan shprehet se është pro bojkotit, për të gjitha kategoritë. Ai thotë se “është përzënë nga Shqipëria”, ndaj edhe ndodhet në SHBA. Buis tregon se ndonëse në vendlindje kishte disa avantazhe, nuk e shihte të ardhmen e fëmijëve, ndaj zhgënjmin dhe humbjen e “viteve më të bukura” nuk ka dashur ta përjetojnë dhe ata. Në Shqipëri, Buis shërbente si në radhët e Policisë, ndërsa në SHBA punon si shofer kamioni.

Buis: Në parim, unë jam për bojkot, madje unë kam bojkotuar vendlindjen time përderisa jam në Shtetet e Bashkuara. 

Aldo: Bojkotuar, domethënë ti ke vajtur për më mirë?

Buis: Më mirë isha aty se isha oficer policie i rangut të mesëm, isha drejtues, bashkëshortja juriste, punonte në një institucion pranë Kuvendit të Shqipërisë. Me shtëpitë e mia në Bllok, nga të ardhurat e prindërve dhe me nënshtetësi amerikane që para 20 vjetësh dhe shërbeja në Shqipëri me pasion. Duke parë që nuk ishte ndryshe, nuk bëhej, në kuptimin e fjalës, mundohu nga të gjitha format, arritëm të largoheshim. Për fëmijët se ne ikëm, u gënjëyem dhe u zhgënjyem pak a shumë.

Aldo: Po ti s’je 100  vjeç o burrë. I ri je

Buis: Po ‘77-ta. Na ikën vitet më të bukura! Derisa na ikën vitet më të bukura, i bie çfarë na ka ngelur tani?!