Bie Euro dhe Dollari, ja si nisi kjo javë për valutat kryesore në raport me lekun

620
0

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës na raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një rëni të lehtë të vlerës krahasuar me javën e shkuar pasi është blerë këtë të hënë me 116.8 lekë dhe është shitur me 117.4 lekë.

Paundi britanik sakaq ka regjistruar një rritje të kuotës krahasuar me javën e kaluar teksa blihet sot me 133.8 lekë dhe blihet me 135 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur rritje pas një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sit me 118.2 lekë dhe duke u shitur me 119.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.