U infektua me Covid-19, Arbana Osmani poston video me babain e saj

496
0

Moderatorja Arbana Osmani se fundmi ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet pranë babait të saj dhe zbuloi se ai ka qenë i infektuar me Covid-19.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ajo ka treguar se ka takuar pas 3 javësh të atin. Moderatorja në postimin e saj shprehet se babai i saj tani më është shëruar dhe se e ka kaluar infeksionin me simptoma të lehta.

“Ja u shërua nga Covid. S’je shumë keq, mirë je. Mirë je për bukuri. Mirë e kaloi dy javë na çmëndi. 20 ditë,” dëgjohet të thotë ajo në videon ku shfaqet me të atin.