Rikthimi i pjesshëm i karantinës, flet mjeku: Nuk ka kuptim, virusi nuk njeh orar!

746
0

Teksa në vendin tone po diskutohet për një rimbyllje te pjesshme, mjeku Erion Dasho eshte shptehur se kjo gjë është një eksperiment i dështuar. Sipas tij, virusi nuk njeh as orare dhe as fundjava. Më tej ai shtoi se për të mbajtur nën kontroll pandeminë duhet të përdoret mënyra.

Mjeku u shpreh:

Duhet t’i lëmë këto praktika që nuk bëjnë sens. Virusi nuk njeh fundjava, ashtu si në Shqipëri nuk njihte orën, siç bëmë ato eksperimentet e dështuara gjatë pranverës. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe ajo e Kosovës, dy Ministritë e Shëndetësisë duhet të nisin të mësojnë nga praktikat e mira të botës dhe të mësojnë të kujdesen për jetët e qytetarëve.

Të lënë ekperimentet e dështuara, të lënë populizmat, të lënë demagogjitë dhe t’i shtrohen punës, sepse nuk është kjo mënyra se si kontrollohet Covidi. Është përafrimi “Testo-Gjurmo-Trajto” që e kanë në përgjegjësi ministritë e Shëndetësisë dhe përafrimi tjetër “Maskë-Izolim-Distancim” që e kanë përgjegjësi ta zbatojnë qytetarët. Nëse nuk zbatohen paralelisht nuk ka kontroll të Covidit.