U fut në kuti për të surprizuar bashkëshorten live në emision: Kam ardhur për.. (Video)

I ftuar sot në “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” ishte Luftari i cili tregoi historinë e tij të dashurisë me Shpresën dhe i bëri asaj një surprizë.

“Unë jetoj në Vlorë dhe gjithë jetën time i kam plotësuar të gjitha ato që kam premtuar. E vetmja gjë që ka mbetur pa u plotësuar është kjo e sotmja. Një ditë teksa po pinim kafe dhe kishim malin përpara dhe i kam thënë e di sa shumë do doja të isha në majën e atij mali dhe të thoja të dua shumë po ta dëgjonin shumë njerëz, por nuk e di se si ta bëj. Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time.

Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje më shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë, vinim në plazh. Unë isha 22 ajo 17,  prindërit mundoheshin të më fejonin.

Unë doja të dilja nga situata, ngaqë e dija që Shpresa nuk do pranonte, sepse më thoshte babi më thuaj kë do dhe unë do dërgoj një njeri atje dhe do ta bëjmë për nuse si lajmësi. Unë e dija që Shpresa nuk do pranonte, por edhe po të pranonte mua ma kishte qejfi, e doja shumë Shpresën dhe i thashë: “Unë dua Shpresën! “.

U duk si çudi, sepse familja ishte e vështirë, ishin fanatik, nuk donin. Vajti njeriu që dërguam tek shtëpia, i thanë është një djalë që të kërkon për nuse, por Shpresa nuk pranonte pa i thënë se kush është, jam e vogël. Pas dy ditësh tha më thoni se kush është ky bukuroshi. Kur i thanë që është Luftari tha mirë do mendohem njëherë se i pëlqeu, pastaj pranoi u fejuam.

Unë kam qenë edhe në emigracion në Greqi, prapë fejesa isha shumë në siklet. Ajo e di që unë kisha lidhje më parë, por isha një njeri komplet ndryshe, pa u fejuar lutesha më sill një nuse të mirë, të kem një familje të mirë. Vjehrri kur u fejuam nuk ma linte vajzën ta merrja xhiro, por i thashë se kur të martohem do e marr dhe do iki larg, e thoja si me shaka, por ashtu ndodhi u martuam të dielën dhe të hënën u nisëm për në Greqi. Kur u ndamë dhe do iknim ai më tha atë që the e bëre.

Jetuam në Greqi për gjashtë vite pa u fejuar. Vija njëherë në dy ose në tre vite, pas fejesës njëherë në dy muaj. Shpresës i bëj shumë dhurata dhe shumë ngacmime, lojëra. Në mëngjes nuk zgjohej të pinte kafe me mua, mora dy tepsi dhe i përplasja që të zgjohej. Kohët e fundit ma ka punuar dhe nuk më vjen mirë, sepse jam unë ai që bëj shaka.

Sot kam ardhur të marr hak dhe për premtimin që i bëra që ta dëgjojnë të gjithë do shpreh dashurinë. Ne ngrihemi në mëngjes, mbarojmë punët e shtëpisë bashkë dhe ikim pimë kafe. Jemi tre meshkuj në shtëpi, dy çunat dhe unë dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit që mamin do e kemi si mbretëreshë. Unë edhe në telefon e kam të regjistruar Mbretëresha Ime”, tregoi Luftari.

Kur Shpresa erdhi në studio u transmetua një video ku Luftari i thoshte “Të dua” nga maja e malit dhe më pas doli nga një kuti dhuratash duke e habitur bashkëshorten. 

Çifti u përqafua dhe surprizë iu bashkuan edhe dy djemtë e tyre.

Burimi: tvklan.al

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.