E motra nuk e dogji mandatin, reagon djali i Azem Hajdarit

Djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari si edhe protestat e tjera është parë edhe ditën e sotme përkrah Berishës dhe Lulzim Bashës.

Por ndërkohë që ai doli përkrah Bashës, Rudina, motra e tij vendosi të mos e djegë mandatin duke rrezikuar përjashtimin nga partia.

Në një reagim, Kiri Hajdari shkruan se do të jetë në krah të kreut të PD-së, ndërsa shton se edhe pse, ai dhe e motra kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, “qëllimi mbetet përherë i njëjtë”.

Reagimi i plotë:

Miq të dashur protestues

Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.

Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

Ndihem krenar dhe plot shpres që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian. Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD, kjo është kauzë për kombin. Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.

Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku.

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira, sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.