U është nxirë jeta prej mbiemrit te keq/ Gruaja nga Elbasani lutet që t’ia ndryshojnë asaj dhe fëmijëve

4384
0

Ka disa gjëra në jetë që nuk mund ti zgjedhim dot vete, dhe një prej tyre është edhe miemri ynë.

Në disa raste njerëzit mund të paragjykojnë edhe nga mbiemri. Ky është rasti i një familjeje nga qyteti i Elbasanit

Një familje në këtë qytet ka mbiemrin Matrapazi dhe disa herë janë ndjerë të paragjykuar nga të njerëzit prej mbiemrit të tyre.

Të ndodhur përballë kësaj situate, të lodhur nga paragjykimet, Hamide Matrapazi kërkon të ndryshojë mbiemrin e saj, pasi këtë gjë ia kanë kërkuar vazhdimisht edhe fëmijët.

Ajo thotë se do që si ajo dhe fëmijët e saj të kenë një mbiemër i cili nuk ka kuptime negative. Kjo grua ka bërë vazhdimisht kërkesë në institucionet përkatëse dhe përgjigja që i kanë thënë është  se kërkesën e saj duhet ta shpallë  në dy botime gazetash.

Kurse Drejtori i Gjendjes Civile në Elbasan Behar Tashi është shprehur se problemi i zonjës Hamide dhe fëmijëve të saj do të zgjidhet shumë shpejt