Trump paralajmëron masen ekstreme: Nëse SHBA preket nga vala e dytë e koronavirusit

1167
0

Presidenti Donald Trump deklaroi se nëse Amerika preket nga një valë e dytë e koronavirusit, vendi nuk do të mbyllet serish. 

“Thonë që ka mundësi të ndodhë”, tha Trump kur u pyet për një valë të dytë koronavirusi. “Por ne do ta zgjidhim. Nuk do të mbyllim vendin”, tha Trump.

“Një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”, u shpreh presidenti.

Vendi është gati “për një rikthim epik”, shtoi Trump.