Autobuzat urban gati për punë! Hiqet fatorino, bilete elektronike dhe jo më shumë se 25 pasagjere..

2406
0

Nga data 11 mars transporti publik u pezullua për shkak të pandemisë por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të rifilloje puna prandaj operatorët e transportit uban kanë ndërmarrë disa masa për të siguruar distancimin fizik.

Rixhin Qoshja kryetari i shoqatës kombëtare të transportit qytetas thote se nuk ka ende një protokoll sigurie dhe një datë fike për të filluar, por subjektet private kanë marrë masat anticovid. Si dhe po mendohet aplikimi i biletës elektronike.

Ne jemi munduar që të bëjmë disa prova tona si operator bazuar në çfarë kanë bërë kolegët tanë në Europë. Kemi bërë disa modele, kemi ardhur në rezultatin që në një autobus nuk mund të qëndrojnë dot  më shumë se 25 pasagjerë. Një nga opsionet thelbësore për të ruajtur distancimin social brenda në autobus është mënyra se si ne faturojmë biletën që e kemi me faturino, dhe me faturono është e pamundur që ta ruajmë këtë distancë. Një nga opsionet do të ishte biletimi elektronik por që nuk është diçka që zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër, jemi në pritje”-u shpreh Rixhin Qoshja

Qoshja tha se duke u bazuar në disa prej modeleve që janë aplikuar jashtë vendit, është bërë një organizim në sediljet për pasagjerët, si dhe do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe dorezave.

Ai po ashtu shprehet do jetë në dorë të qytetarëve respektimi i masave dhe se zyrtarisht ende nuk ka një protokoll sigurie, por për operatorët e transportit urban duhet që puna të rinis sa më shpejt.