Tronditëse, pabarazia mes shqiptarëve sa vjen dhe shtohet

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumë mundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen edhe më të përjashtuarit në shoqëri për shkak të situatës sëtyre ekonomike. Në Barometrin e Balkanit, të anketuarve iu drejtua pyetja:  Në çfarë mase ju bini dakord me deklaratat e mëposhtme: A -Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me tëardhurat; B – Unë mendoj se ka një rrezik për mua që të bie nëvarfëri; C – Ndihem i përjashtuar nga shoqëria. 33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund tëbien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë 20%, Serbi 21%.

Sa më i varfër të jesh në Shqipëri, aq më shumë ndihesh dhe i nënçmuar nga shoqëria. 17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën. Për gjithë rajonin, raporti thekson se rreth 10% e të anketuarve e përshkruajnë veten si të përjashtuar nga ana sociale ndërsa pothuajse e njëjta përqindje mendon se njerëzit i shohin me inferioritet për shkak të të ardhurave të tyre ose situatës së punës. Pothuajse një e katërta (24%) e popullsisë rajonale ka frikë se mos bjerë në varfëri. Në të tjera pyetje, 31% e shqiptarëve janë përgjigjur që nuk janëshumë të sigurt nëse do të arrijnë të mbajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshëm, sërish përqindja më e lartë në rajon.

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur në ekonominë e tyre. Kjo është përqindja e dytëmë e lartë në rajon, pas Bosnjës (92%), ndërsa më e ulëta është nëKosovë (70%). Sipas raportit, përgjigjet në rajon janë në korrelacion me vetë vlerësimin e të anketuarve për statusin social- ata që e vlerësojnë statusin social si mbi mesataren ka shumë më pak tëngjarë të perceptojnë që diferenca mes të varfërve dhe të pasurve po rritet (20% mendojnë se diferenca nuk po rritet), në të kundërt me ata që e rendisin statusin e tyre nën mesataren (94% mendojnë se diferenca është rritur). 33% e shqiptarëve mendojnë se ata kanë një status ekonomik-social, që është nën mesataren, të parët në Ballkan së bashku me serbët.61% e tyre mendojnë se jetojnë në nivelin mesatar, ashtu si shumica e popullsisë, përqindje që është më e ulëta në rajon. Vetëm 5% kanëpohuar se jetojnë mbi mesataren. /Monitor.al/

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.