I mori jetën gjyqtares shkodrane pa pikë mëshire, ish burri bën levizjen e papritur për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm

469
0

Fadil Kasemi, 53-vjeçari i cili ndodhet pas hekurave pasi qëlloi ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi, bën lëvizjen e radhës për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Ditën e sotme, ai ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ka pranuar fajin.

Por jo vetëm kaq, ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar, në mënyrë që ti shpëtojë qëndrimit përjetë në qeli.

Kjo është hera e dytë që Kasemi kërkon gjykim të shkurtuar, përmes avokatit Ilia Ilia, pasi kërkesa e parë iu refuzua.

Gjykata pritet të marrë vendim lidhur me kërkesën e tij, duke përcaktuar kësisoj edhe vendimin që pritet të vuajë 53-vjeçari.