5 vjet burg për Luka Modriç – Heroi i Kroacisë e gjen veten në pozitë të vështirë

572
0

Siç shkruan gazeta e njohur SkySport, Luka Modriq rrezikon deri në 5 vjet burg për ndërrim të dëshmisë në gjyq, për rastin e kriminelit Zdravko Mamiq, transmeton Periskopi.

Në një vizitë të bërë në vendlindjen e tij, në Zarë, gazetari i SkySport tregon sentimentin e bashkëvendësve të Modriqit në prag të lavdisë që pritet të marrë duke qenë në finale të Kupës së Botës kundër Francës. Por, duke ngritur një paralele me Cristiano Ronaldon, aty thuhet që asnjë statujë nuk do t’i ngritet yllit të Real Madridit – përkundër arritjeve të mëdha.

Zdravko Mamiq ishte dënuar me 6 vite e gjysmë burg për përvetësim e shmangie tatimi, ndër tjerash, dhe në këtë rast ishte përfshirë edhe Luka Modriq. Sa i përket Modriqit, në artikullin në fjalë thuhet që në vendlindjen e tij ka grafite ku shahet Modriqi me fjalë të ndyra, pikërisht shkaku i këtij rasti.

Nëse Modriqi shpallet fajtor, e për një rast të tillë ekziston prova e shkruar, atëherë do t’i duhet të vuajë dënimin me pesë vite burg – shkruan SkySport.