Nuk do ta besoni sa fanella të Ronaldos janë shitur në 24 orë

468
0

Juventus ka nisur të marrë përfitimet e para nga Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ylli portugez nuk ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën bardhezi.

“Yahoo Sports Italia” raporton se vetëm në 24 orët e fundit janë shitur 520,000 fanella në dyqanet zyrtare të Juventusit dhe “Adidas”-it.

Përkatësisht, 20,000 nga to janë shitur në dyqanet e Juventusit dhe Adidasit nëpër botë, kurse 500,000 në dyqanet zyrtare online.

Le ta marrim të mirëqenë që fanellat janë shitur me çmimin bazë të tregut, pra 104 euro. Për 520 mijë fanella “Zonja e Vjetër” do të përfitojë jo pak por rreth 54 milionë euro.

Ndonëse shumë tifozë u ngazëllyen nga transferimi 105 milionë euro i Ronaldos në Torino, nuk munguan as kritikat për shkak të moshës së yllit portugez.

Megjithatë transferimi po rezulton i mençur për shkak të potencialit marketues që ka emri dhe marka “Kristiano Ronaldo”.