Mjeku Tritan Kalo ka reaguar ne lidhje me shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Ai ka thene se kjo gje po behet ne diten e fundit te kufizimeve anti-COVID, te cilat pengojne levizjen e qytetareve te cilet diten e hene mund te levizin te lire.
Ne nje postim ne Facebook, Kalo shkruan se sot ishte dita e fundit e kufizimeve për masat kundër COVID-19, si dhe shpreh habi për faktin e shembjes së godinës së Teatrit me urgjencë, ndersa shton se zgjidhja e tij nuk u mor parasysh.
“Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballje me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….
MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotshme” të quajtur COVID-19?….
MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vendet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….
Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”…
Zgjidhja ime NUK është marrë parasysh….Zgjidhja “tënde” NUK i pëlqen të gjithave që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!”, shprehet Kalo.