E vërteta e rëndë, gjendet koronavirusi tek sendet që na rrethojnë? OBSH ben thirrjen e fortë

332
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se akoma nuk është vërtetuar nëse njerëzit mund të marrin koronavirusin duke prekur sende si dorezat e dyerve apo tastierat e kompjuterave.

”Me gjithë të panjohurat, njerëzve u rekomandohet të dezinfektojnë objektet”, sipas udhëzimeve të lëshuara nga agjencia e OKB-së.

Udhëzimet i referohen një studimi që tregoi se ”virusi mund të mbijetonte jashtë deri në shtatë ditë”.

OBSH gjithashtu vuri në dukje se ”studimet mbi aftësinë e koronavirusit për të mbijetuar duhet të shihen me njëfarë skepticizmi, pasi studime të tilla kryhen në laboratorë me pak ndikim në kushtet e botës reale”.

Në studimin e cituar, virusi mbijetoi në çelik, inoks dhe plastikë për katër ditë, te gotat dy dhe në pëlhurë dhe dru për një ditë.

Një studim tjetër ka treguar që mbijeton për katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe 72 orë në plastikë dhe çelik dhe inoks.