Skip to content

Tre vajza italiane vjedhin një argjendari ne Vlore, kapen teksa kerkoni te iknin.. (Shikoni Videon)

    Tre vajza italiane jane zbuluar nga telekamerat teksa vodhën në një argjendari një byzylyk duke shpërqëndruar shitëse në qytetin e Vlorës.

    Vlera e byrzylykut me diamantë ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

    Pas vjedhjes drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tre vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që ti identifikonin dhe tre hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

    Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.