Ulet serish çmimi i naftës, vjen njoftimi nga qeveria, do te kushtoje 211 leke/litri deri ne kete date

76
0

Shënon sërish ulje çmimi i naftës në Shqipëri. Bordi i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi për naftës dhe benzinës për ditën e sotme dhe të nesërme të jetë 211 lekë/ litri, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon, duke vijuar të mbetet 93 lekë/ litri.

NJOFTIMI: PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.