Tragjike në Itali, aksidentohet për vdekje shqiptari, rëndë një tjetër

567
0

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në mbrëmje në Siracuzë të Italisë, ku një i ri shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas 28-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në Policoro, rruga “Lido”.

Ai ishte duke ecur në këmbë bashkë me një tjetër shqiptar, ku është përplasur nga  një makinë. 28-vjeçari ka humbur menjëherë jetën, ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke vënë në pranga shoferin, ndërkohë që kanë nisur hetimet mbi rastin.