Gara e fortë e së enjtes mbrëma, ja emisioni më i shikuar në TV!

817
0

E enjtja është dita e përballjes së fortë të shumë emisioneve politike, në vend, të cilët së fundmi kanë ndryshuar kanalin televiziv. Por çfarë ka sjellë ky ndryshim, në audiencë? Si e ka pritur publiku?

Shqiptari.net sjell sot shifrat e audiencës së të enjtes së fundit të janarit 2018, sipas kompanisë më të besueshme të matjes së audiencës në vend, Abakus.

Kjo e enjte solli në Top Channel “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe Andi Bushati.

Ishin ata që kryesuan audiencën.

Pas disa vitesh që “Opinion” e mundte Top Channel, këtë të enjte nisi ndryshimi. Nëse kjo ndodhi vetëm këtë herë, për shkak të kuriozitetit, apo do të vazhdojë, do ta shohim në vazhdim. Gjithsesi gara e tyre, është kokë më kokë.

Një ditë më parë Blendi Fevziu, drejtuesi i ‘Opinion’, u shpreh se nuk kishte problem Rakipin, por një telenovelë të Klan Plus.

Në fakt telenovela ka audiencë shumë të vogël. Është Ylli Rakipi, që kishte audiencën e madhe të së enjtes mbrëma.

Ndërsa Vizion Plus me Sokol Ballën, ka shifrat e audiencës së zakonshme të Vizion Plus, shumë larg shifrave të të enjteve, kur Vizioni rrëmbente audiencën e Klan dhe Top Channel me garën e ‘Dancing with the Stars’.

Ora News me Artur Zhejin, është afër në shifra me News24.

Por ajo që vihet re është shifra e atyre qe po shohin diçka tjetër dhe jo politikë, është gjithshtu e madhe.