Topalli reagon ashper ndaj Bashës: I dhurove Ramës gjithçka, tani thua ‘ashtu ishte loja’

361
0

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u përjashtua nga Lulzim Basha nga listat e 2017 ka reaguar ashpër dhe e revoltuar kundër marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore. Topalli shkruan se të gjithë janë bashkë.

“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen. Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”.

Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”. Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke. Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte. Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur” shkruan Topalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.