Italia hap kufijtë për turistët por jo per te gjithe..

1313
0

Në zbutjen e masave të koronavirusit, qeveria italiane ka njoftuar se duke filluar nga data 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.

Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusin masat duke iu ruajtur një vale të dytë  të pandemisë.

Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE dhe Shengen të vizitojnë vendin nisur nga data 3 qershor.

Turistët nuk do të  karantinohen pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.

Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 viktima.