Me ne fund mesohet data, ja kur hapet transporti publik. Masat që duhen te dini

936
0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhene njoftimin se transporti publik do të rifillojë aktivitetin nga 15 qershori, duke përfshirë edhe masat e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në njoftim shpjegohet më tej se do të përdoret vetëm 70% e kapacitetit nga mjetet e transportit, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

Gjithashtu qëndron në fuqi edhe masa e distancimit social që theksohet si mjaft e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit. Mbetet ende e paqartë nëse lejohet vetëm për transportin urban apo edhe ai ndërqytetas.

Transporti publik ishte një nga sektorët më të goditur nga kriza e COVID-19 dhe Shqipëria bën pjesë tek vendet që ka vendosur ta hapë atë më vonë se vendet fqinje, por edhe në Europë.

Ditën e hënë, grupet e interesit kishin përgatitur një thirrje për protestë përballë ministrisë për të kërkuar fillimin e aktiviteteve në këtë sektor, ndërkohë që vendimi i qeverisë zhbllokon situatën.