Dita e shumepritur erdhi! Dalin emrat fitues te Lotarisë Amerikane

4373
0

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.

Departamenti Amerikan i Shtetit rreth orës 18:00 pritet te publikoje listën e plotë të përgjigjeve për fituesit e Lotarisë Amerikane.

Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj, u shtynë për në 6 qershor, për shkak të pandemisë.

Duke nisur nga pasditja e sotme, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit, për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur.

Klikoni këtu pas orës 18:00 të ditës së sotme, për të mësuar nëse jeni përgjedhur https://dvprogram.state.gov/

Vit pas viti, me mijëra shqiptarë janë bërë fitues të kësaj lotarije, dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA.