Tmerri në shtëpinë e Jetnor Zhabolit/ Policia e dinte, zbulohen detaje tronditëse: I zgjonte natën nga gjumi dhe..

2451
0

Historia e ngujimit brenda shtepise të krijuar nga Jetnor Zhaboli për gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij, nuk është e panjohur për policinë.

Top Channel zbulon se që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin informacione për këtë rast, por gjatë pyetjeve drejtuar bashkëshortes së 35-vjeçarit ajo nuk kishte pranuar të kryente denoncim, duke treguar vetëm copëza nga jeta e saj me bashkëshortin që vuante nga halucinacionet.

Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur. Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35 vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.

Rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e saj, me hematoma të ndryshme.

Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.

Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.

Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj ‘Po iki sepse kjo nuk është jetë”.  Arresti i një dite më parë e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale.