E rëndë në Amerike, gjenden të vrarë brenda shtëpisë 4 pjestarët e një familje

317
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Los Angeles ku katër persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda një banese. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të shtunën në Avenue Lerdo në Granada Hills. Sipas policisë, gjithsej katër persona u gjetën të vdekur.

Oficerët besojnë se ishte një incident vrasje dhe vetëvrasje. Raportohet se policia ka shkuar në banesë, ka trokitur, por askush nuk është përgjigjur.

Në këto kushte, ata kanë hyrë më forcë dhe brenda në shtëpi kanë gjetur trupat e pajetë.

Një grua që besohet se ishte rreth 80 vjeç dhe një burrë e një grua në fund të të 40-tave u gjetën të qëlluar për vdekje dhe një burrë rreth të 80-tave, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, u gjet i vdekur në një zonë të ndryshme të shtëpisë nga një plagë me armë zjarri. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.