Tmerr në ajër, avioni ulet 9500 metra për 5 minuta (Video)

557
0

226 udhëtarët e një charteri që ishte nisur nga Antalia e Turqisë për në Chelyabinsk kanë kaluar momente tmerri kur avioni i tyre u ul brenda pesë minutash nga një lartësi prej 10 mijë metrash në vetëm 500 metra.

Pilotët hasën një ulje të papritur të presionit në kabinë duke bërë kështu një ulje të detyrueshme nga 10 000 metra lartësi që ishin duke fluturuar mbi Urale në vetëm 500 metra, për të mundësuar frymëmarrjen pa probleme të pasagjerëve, raporton Albeu.com.

Pas kësaj, avioni u ul pa probleme në Volgograd, ndërsa pasagjerët kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar.

“Ishte kaq e frikshme. Njerëzit në bord ishin në panik. Të gjithë ishin në gjumë kur maska e oksigjenit zbriti, fëmijët filluan të bërtisnin”, tha një udhëtar.

https://www.dailymotion.com/video/x6jzf23