Panucci, bën publike Listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore.

639
0

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka bërë publike para disa minutash listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore. Ato që do të luhen me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor). Janë plot 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.

Në këtë listë bie në sy grumbullimi i emrave të rinj, siç janë Sindrit Guri dhe Egzon Binaku. Ndërkohë, rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.