TURP: Top Channel sjell për koncert në Shqipëri nazistin grek të agimit të artë

735
0

Pronarët e TV kombëtar ‘Top Channel’ duket se kohët e fundit, po merren edhe me koncerte ‘madhështore’,

ku një të tillë e kanë planifikuar më në Pallatin e Kongreseve. Deri këtu, gjithçka në rregull, por kush do të performojë?

Në Pallatin e Kongreseve pritet të performojë këngëtari nazist grek Notis Sfakianakis, për të parën herë në Shqipëri. Mbase pronarët e

‘Top Channel’ nuk janë në dijeni, por Notis Sfakianakis shquhet për racizmin e tij dhe qasjen e tij antishqiptare, të cilën e ka shprehur edhe ‘live’ nëpër emisione. Ai është nga ata artistë mediokër, që artin e tij e lidh me politikën dhe disa herë është akuzuar nga fansat e tij, se mbështet dhe është antar i partisë fashiste greke “Agimi i Artë”.

U mjafton thjesht një kërkim në internet dhe e zbulon se ai është mbështetës i flaktë i nazistëve grekë të “Agimit të Artë”.